Thursday, August 7, 2014


Teksti i përdorur në web faqen tuaj kontrollohet nga etiketa e fonteve, dhe kërkon një etiketë
për mbyllje </font>. Të tre karakteristikat e fonteve janë:
face="emri i fontit"
size="numri"
color="emri i ngjyrës ose numri heksadecimal"
Ne do të diskutojmë etiketën e lartëpërmendur dhe shkurt tiparet e saj. Por së pari disa gjëra 
të mbajmë në mend..!
Sikurse teksti (stili dhe ngjyra e fontit) që duket tek ndonjëri, mbështetet plotësisht në 
kompjuterin dhe browserin që e përdorin. Fonti i papërcaktuar (default font) në kompjutera 
është Times New Roman, dhe ngjyra e papërcaktuar është ngjyra e zezë. Kështu që nëse ju 
përpunoni fontin dhe personi që viziton faqen tuaj nuk e ka atë font në kompjuterin e vet...çka 
sypozoni! Faqja juaj do të duket me tekstin e paraqitur në font të papërcaktuar (default font). 
E njejta vlen edhe për ngjyrën e fontit. Të gjitha ngjyrat nuk duken njejtë nga gjithë browser-ët. 
Pra, më mirë është të përdoret njëra nga ngjyrat e sigurta, që ato të duken njejtë nga të gjithë 
browser-ët.
Font Face (Stili i Fontit)
Ky rresht paraqet fontin,ngjyrën dhe madhësinë e papërcaktuar.
Ky rresht paraqet fontin face="Verdana", madhësinë, size="2" dhe ngjyrën, color="blue”.
Ky rresht paraqet fontin face="Helvetica", madhësinë,size=”4" dhe ngjyrën,color="Red"

Këtu është struktura e etiketës font.
<font face="Verdana" size="2" color="blue">Teksti juaj</font>
Ju mund të ndërroni tekstin e web faqes suaj duke ndërruar njërën ose të gjitha nga këto 
karakteristika. Ju poashtu mund të shtoni fonte alternative (të ndryshme) në atributin face 
duke veçuar emrin e fontit me një presje. Këtu është një shembull:
<font face="Verdana,Helvetica,arial">Teksti juaj</font>
Tani browser-i do të paraqet fontin e parë të ngarkuar në atë kompjuter.
Font Size (Madhësia e Fontit) 
Ekzistojnë shtatë madhësi të fonteve, dhe ato janë të caktuar me përdorimin e ndonjë numri 
nga 1 deri 7. Font size="numri" në rastin kur numri i madhësisë së fontit nuk është i 
përcaktuar, është 3. Këtu janë shembujt e të shtatë madhësive:
font size="1" font size="2"font size="3" (madhësia e papërcaktuar-default size)font size="4"font size="5”
Ju poashtu mund të cilësoni një madhësi relative të fontit. Kjo është e bazuar në përdorimin e
shenjës së një minusi (-) apo të një plusi (+) dhe një numër çfarëdo (prej 1 deri 7) të
madhësisë së papërcaktuar. Këtu janë shembujt:
 Ngjyra e Fontit (Font Color)
Ngjyra e fontit mund të përcaktohet duke e përdorur emrin e ngjyrës ose kodin heksadecimal. 
Por, këtu browser-i i vjetër prapë bie në lojë..! Të gjitha emrat e ngjyrave nuk janë të njohur 
nga të gjitha browserët, dhe kodet heksadecimale nuk shihen njejtë nga të gjithë browser-ët. 
Këtu janë disa shembuj të emrave të ngjyrave dhe kodeve heksadecimale përkatëse për atë 
emër të ngjyrës.
Red  #990033Green  #008000Blue  #3333ffBlack ~ #000000



Në rregull..! Tani do të shohim se si etiketa e fontit (font tag) dhe karakteristikat e tij mund të kombinohen, dhe të përdoren veçanërisht, për të formatizuar tekstin e web faqes suaj. Ne poashtu do të përdorim disa nga etiketat themelore nga faqja e mëparshme. Ju me siguri nuk dëshironi që faqja juajduket kështu, por kjo është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të parë efektet e çdo etikete dhe çdo karakteristike. Dhe tani në vazhdim do të shohim kodimin e HTML-së që është përdorur për të krijuar këtë tekst.

Kjo pjesë e tekstit që është ndërmjet vijave është i fiksuar për të na treguar përdorimin e papërcaktimit për stilin e fontit, Madhësinë, dhe ngjyrën. Kështu që, me shtimin e këtyre etiketave dhe karakteristikave të ndryshme ndryshimet do të jenë

krejtësisht të qarta, poashtu edhe të këqija.....!
Këtu është kodimi që ne kemi përdorur për të formuar paragrafin e mëparshëm.
<font color="red"><font size="+4">N</font>ë rregull..!</font> <b><i>Tani</i></b> do të 
<font size="-1">shohim se si</font> etiketa e fontit (font tag) dhe karakteristikat e tij mund të 
kombinohen, <font face="arial">dhe të përdoren veçanërisht,</font> për të <b><i><font 
color="brown">formatizuar</font> tekstin</i></b> e web faqes suaj. Ne poashtu do të 
përdorim <b><u>disa nga etiketat themelore</u></b> nga faqja e mëparshme. <font size="4" 
color="green" face="helvetica"><u><b>Ju me siguri nuk</b></u> dëshironi që faqja 
juaj</font> të <i>duket kështu,</i> por kjo është mënyra <font color="blue">më e shpejtë 
<font size="-1">dhe</font> më e lehtë</font> për të parë efektet e çdo etikete dhe çdo 
karakteristike. Dhe tani në vazhdim do të shohim kodimin e HTML-së që është përdorur për të 
krijuar këtë tekst.
<br><br> <b><font size="+3">K</font></b>jo pjesë e tekstit që është ndërmjet vijave 
<!--<Hr>--> është i fiksuar për të na treguar përdorimin e <u>papërcaktimit</u> për stilin e 
fontit, <b><font size="3">M</font>a<font size="1">dhësi</font></b>në, dhe <font 
color="red">n</font><font color="blue">g</font><font color="yellow">j</font><font 
color="brown">y</font><font color="green">r</font><font color="gray">ë</font><font 
color="teal">n</font>. Kështu që, me shtimin e këtyre etiketave dhe karakteristikave të 
ndryshme ndryshimet do të jenë <br><br>
<center>
<b><u><i>
<font face="arial" size="4" color="purple">
krejtësisht të qarta</i>, poashtu edhe <i>të këqija</i>.....!</font></u></b>
</center>
 

0 comments:

Post a Comment