Saturday, August 9, 2014


Bitcoin eshte monedhe virtuale e cila mund te perdoret per te blere objekte reale.
Bitcoin u krijua ne vitin 2009. Pseudonimii krijuesit te saj eshte Satoshi Nakamoto, ndersa identiteti i tij eshte i panjohur.
Krijimi dhe shkembimi i kesaj monedhe behet me ane te protokollit peer-to-peer. Vlera e monedhes ka ndryshueshmeri shume te larte. Ajo, ne maj te 2012, vlente 2$ ndersa sot vlen 843$. Me kete monedhe sot mund te blihen objekte reale por mund edhe te konvertohet ne valuta reale si dollar apo euro.
Ndryshe nga monedhat reale Bitcoin nuk mund te krijohet me sasi infinite. Ka nje limit qe percakton sasine e Bitcoin qe do te ekzistojne dhe ky eshte 21 milion Bitcoin. Disponibiliteti iBitcoin ritet sipas nje serie gjeometrike cdo 4 vjet. Ne 2013 jane gjeneruar gjysmat e monedhave te disponueshme ndersa ne 2017 do te jene gjeneruar 3/4. Shifra 21 milion Bitcoin te gjeneruara do te arihet me 2140.


Ne cdo Bitcoin eshte e shkrojtur kush eshte pronari i tij. Ne kete menyre mund te shpenzohet vetem njehere. Database me pronaret e Bitcoin eshte e ndare midis atyre qe formojne rjetin P2P. Sot per sot nuk ekziston asnje ligj qe te ndaloje kete monedhe. Mungesa e pozicionit dhe perdorimi i nje rjete P2P e ben gati te pamundur rregullimin e kesaj monedhe.
Thuhet se perdorimi i Bitcoin garanton anonimitetin. Kjo eshte pjeserisht e vertete. Transaksionet e secilit Bitcoin address jane publike dhe ruhen pergjithmone ne rjet. Pra Bitcoin address jane publike dhe mund te shihen nga kushdo por emri i titullarit te monedhes nuk mund te shihet pervec rastit kur vete titullari ben publik identitetin e tij. Per kete motiv keshillohet krijimi i nje Bitcoin address per cdo Bitcoin.
Si te krijojme nje Bitcoin
Si fillim duhet te pajisemi me nje Wallet, portofol virtual. Wallet na lejon te mbajme Bitcoin qe do krijojme dhe ti shpenzojme ato. Wallet eshte i disponueshem ketu.
Pasi keni hapur Wallet do ju shfaqet nje kod alfanumerik i perbere nga 34 karaktere. Ky eshteBitcoin address. Eshte shume e rendesishme qe mos e humbisni pasi do te humbisni edhe Bitcoin qe ndodhen ne te. Bitcoin address dhe Wallet nuk jane e njejta gje. Wallet mund te mbaje nje apo shume Bitcoin address. Nje Bitcoin address mund te mbaje nje apo shume Bitcoin.
Aktiviteti per te krijuar Bitcoin quhet Mining. Si fillim duhet ti bashkoheni nje Pool. Pool eshte nje bashkesi individesh ku secili ve ne dispozicion nje pjese te risorsave te kompiuterit te tij per te kryer llogaritje shume te komplikuara te cilat kane si objektiv thyerjen e kriptografive te ndryshme. Me nje kompiuter te vetem do te ishte e pamundur qe keto veprime te kryeshin. Bashkimi i ketyre copsave te vogla krijon nje “super kompiuter virtual”. Sa here qe nje kriptografi thyhet, sistemi i jep Pool-it nje ose disa paketa me 50 Bitcoin. Bitcoin do te shperndahen midis perberesve te Pool-it ne baze te kontributit me risorsa qe kane dhene.
Kjo ishte nje permbledhje per te kuptuar se cfare jane Bitcoin.

0 comments:

Post a Comment