Tuesday, August 5, 2014


Rrjeti Wireless (pa tel) tashme eshte kthyer ne nje komoditet ne shtepite tona. Mund te lidhemi ne çdo cep te shtepise pa qene nevoja e ndonje kablli rrjeti. Mund te lidhim nga 1 deri ne disa kompjutera apo telefona me Wireless.

Por nga rrjeti jone i Wireless mund te lidhen gjithashtu komshite apo kalimtaret e rruges nqs ne nuk e sigurojme ate dhe mund te na futen ne kompjuterin tone duke shkaktuar probleme apo duke na vjedhur te dhena te rendesishme.

Menyrat per tu futur ne rrjetin Wireless jane te ndryshme por ka dhe shume menyra per ta bere ate sa me te sigurte.

1.
Vendos filter per adresen MAC
Cdo karte rrjeti ka nje numer unik hexadecimal qe e identifikon ate. Ky numer quhet MAC (nuk ka te beje me kompjuterat e Apple ) dhe nga paneli i routerit tone mund te vendosim filter mbi adresat MAC qe mund te lidhen ne rrjet!
2.
Disativo SSID Broadcasting
SSID apo Service Set Identifier eshte emri qe ju i vini rrjetit tuaj Wireless! Nqs nuk e keni ndrruar, ai mund te jete Emri i Routerit plus disa numra.
Ju mund ta beni emrin e Wireless te padukshem, duke hequr vizibilitetin nga paneli i kontrolli te routerit tuaj. Vini re qe ka vegla qe gjejne dhe rrjetet e padukshem, pra mos e lini te padukshem dhe pa fjalekalim.
3.
Perdorni sigurine WPA2 
Vendosni te pakten nje kriptim te nivelit WPA2. Nqs jeni duke mbrojtur rrjetin tuaj me nje kriptim WEP ju keshilloj ta ndryshoni ate menjehere, pasi menyra per tu futur ne kompjuterin tuaj eshte tepre e thjeshte!
4.
Perdorni nje Fjalekalim te komplikuar
Besoj se ka ikur koha te vendosni si fjalekalim emrin e maces tuaj! Fjalekalimi per kriptimin e rrjetit duhet te jete sa me i sigurte dhe me karaktere te ndryshem! Nuk eshte nevoja ta shkruani sa here qe lidheni me rrjetin wireless, kompjuteri mund ta mbaj ment fjalekalimin dhe te lidhet automatikisht heret e tjera. E them kete pasi mund te mendoni se eshte veshtire per ta mbajtur ment.

Do ju keshilloja te hapni Notepad dhe te mbyllni syte duke shkruajtur ne tastire. Kopjoheni ate qe shkruajtet ne nje flete dhe mbajeni nje nje vend te sigurte.
5.
Fikeni rrjetin pa fije / perdor Guest Network
Nqs jeni duke ikur me pushime, mos harroni ta fikni rrjetin pa fije! Kjo keshille vlen dhe per periudhat qe nuk e perdorni. Ne disa aparate Wireless mund te fiket duke lene dhe routerin ndezur.


Eshte dhe mundesia qe te krijoni nje guest network per shoket tuaj. Ne kete menyre ata mund te lidhen ne rrjetin tuaj kur jeni duke studiuar sebashku dhe pa qene nevoja ti tregoni fjalekalimin.

0 comments:

Post a Comment