Tuesday, August 5, 2014


Virus është fjalë e përgjithshme për programe keqbërëse që jane te aftë të infektojnë kompjuterin dhe te shpërndahen vetëvetiu. Viruset nuk lindin vetë por ata programohen/krijohen nga hakerët apo specialistet e kompjutereve për të kryer funksione të ndyshme.
Qellimi i virusëve eshte dëmtimi i skedareve,fshirja e memories-kujteses,pergjimi,spiunimi,vjedhje e informacioneve etj...​

Llojet me te njohura te virusëve janë:​

  • Viruset Boot Sector
  • Viruset e Skedareve
  • Viruset Makro
  • Viruset ActiveX dhe Java
  • Viruset Multipartiakë
  • Worm-ët
  • Troianet


Si hyjnë në kompjuter ?​

Virusë shpërndahen ne te gjitha mënyrat që shpërndahen edhe skedaret e tjerë.Ata mund te shkarkohen nga interneti,mund të jenë të bashkangjitur në email,mund të hyjn nga kompjuterret e tjerë,nepërmjet disketave,Cd-ve,DvD-ve...etj. Disa viruse përhapen vetvetiu duke shfrytezuar dobësi të sistemit operativ por shumica e tyre merren në kompjuter nga vetë përdoruesi i kompjuterit.

Si të mbrohemi prej virusëve ?

Mbrojta më e mirë prej tyre eshte që t'i parandalojm dhe mos t'u japim mundësi te infektojnë skedarët e kompjuterit.Nese arrijn të infektojnë kompjuterin,ateherë nuk ke garanci se kompjuteri mund te pastrohet plotesisht prej tyre.
Viruset që kanë për qëllim vjedhjen apo spiunimin zakonisht pastrohen pa problem,por virusët që dëmtojnë skedaret e sistemit operativ zakonisht nuk mund te pastrohen dhe të te detyrojnë të fshish gjithqka që ke në kompjuter dhe te fillosh nga fillimi.
Sistemi Operativ nuk është i aftë të mbrohet prandaj nevoiten programe kunder viruseve që janë të aftë të zbulojnë virusët dhe të mborojnë kompjuterin kunder infektimit.
Si punojnë antivirusët ?
Antivirusët kanë një listë të madhe të virusëve të njohur dhe monitorojnë kompjuterin gjatë kohës për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre është futur në kompjuter.
Hakerët e kompjuterave ndërtojnë viruse të rinj ç'do ditë,prandaj lista e virusëve duhet azhurnuar shpesh. Kompania e cila ka ndertuar antivirusin studion viruset e rinjë dhe publikon azhurnimet që mundësojnë zbulimin,mbrojtjen dhe luftimin kundër infeksioneve.Disa antiviruse azhurnohen automatikisht,ndërsa disa të tjerë duhet të azhurnohen nga përdoruesi i kompjuterit,zakonisht duke shkarkuar dhe instaluar azhurnimet nga faqja e kompanis ne internet.

A mjafton antivirusi ?

Instalimi i antivirusit është i domosdoshëm dhe ofron mbrojtje kundër virusëve por në botën kompjuterike rreziku nuk vjen vetëm nga virusët.Ka edhe programe të tjera që bëjnë reklama,ndryshojnë konfigurimin e kompjuterit,ngadalësojn internetin,hapin dyert e fshehta në kompjutermpërgjojnë informacionin që shkëmbehet,vjedhin fjalkalimet ... etj.
Nuk ka asnjë progam që të mbrojë kundër gjithë këtyre rreziqeve,prandaj është detyra e përdoruesit t ë kompjuterit që të tregojë kujdes dhe të mirëmbajë kompjuterin.

Si të parandalojmë sulmet ?​


  • Azhurnimi i sistemit operativ për të arnuar të gjitha problemet që mund të shfrytëzohen nga keqbërësit.
  • Instalimi i antivirusit dhe azhurnimi i tij te paktem nje herë në muaj.
  • Ne qoftë se kemi internet ,është mirë të instalohet edhe një program firewall (muri i zjarrtë)
  • Instalimi i programeve kundër spiunëve dhe reklamave,që edhe pse nuk e dëmtojnë kompmjuterin,janë të bezdisshëm dhe nuk largohen lehtë.

Kryesore është azhurnimi i Windows.Të gjitha problemet e sigurimit riparohen me azhurnimet,prandaj Windows Update është hapi më i rëndësishem në mbrojtjen e kompjuterit.Pas riparimit te Windows (sistemit operativ) vjen antivirusi,pastaj firewall dhe me pas antipiunet (antispyware).

0 comments:

Post a Comment