Wednesday, August 6, 2014


Të gjitha dokumentet e HTML-së (web faqet) duhet të përdorin këtë format themelorë si bazë,
në të cilën do të mbështetet faqja. Ky format është i përkryer me katër palë të etiketave, të
cilët janë:
<html> dhe </html>
<head> dhe </head>
<title> dhe </title>
<body> dhe </body>
Etiketa e HTML-së tregon browserit tuaj se faqja është një dokument HTML. Etiketa <html>
duhet të jetë patjetër etiketa e parë në dokumentin tuaj HTML. Dhe etiketa </html> është
etiketa e fundit në dokumentin HTML.

Etiketat <head> përmbajnë etiketat e titullit të faqes, etiketat META të cilët janë makina të
kërkimit, që përdoren për të hartuar treguesin e faqes suaj, ndonjë etiketë bazë të HTML-së,
dhe disa kode të javascript-it. Sa për tani nuk duhet të koncentroheni në etiketat META,
etiketat bazë të HTML-së, dhe kodet e javascript-it, sepse këto do të diskutohen më vonë.
Ju mund të ndërtoni web faqe edhe pa këto etiketa, dhe të shtoni ato më vonë kur ju bëheni të
rahatshëm me gjuhën programuese HTML.

Etiketat <title> janë të vendosura ndërmjet etiketave <head>, dhe përfshijnë titullin e faqes
ashtu si duket në shiritin e gjendjes (status bar), në anën e majtë në këndin e lartë të ekranit.
Ky titull nuk shfaqet në web faqen tuaj. Ky titull do të jetë përshkrues i faqes suaj, por jo më
tepër se 64 simbole me gjatësi.

Etiketat <body> janë aty ku ju vendosni tërë përmbajtjen (tekstet, fotografitë, dhe lidhjet) që ju
dëshironi të shihen në faqen tuaj. Etiketa body e fillimit është poashtu vendi ku ju mund të
cilësoni ngjyrën e sfondit (background), ngjyrën e tekstit, lidhjeve (link) dhe ngjyrën e lidhjeve
të vizituara (vlink).

Më poshtë do të shihni se si ato duhet të jenë të rregulluar. Aty përfshihen një palë e etiketave
META në pjesën e etiketës head, dhe vetit themelore përbrenda etiketës body të fillimit.
Ju mund të kopjoni dhe të ngjitni (copy & paste) këto kode në tekst editorin tuaj në momentin
kur ndiheni të gatshëm të filloni dizajnimin e web faqes suaj.
<html>
<head>
<title>Titulli i Faqes Suaj Këtu</title>
<META name="description" content="Përshkrimi i faqes suaj këtu”>
<META name="keywords" content="Fjalët kyqe lidhur me faqen tuaj shkruhen këtu”>
<base href="http://www.faqjajuaj.com/">
</head>
<body bgcolor="ngjyra" text="ngjyra" link="ngjyra" vlink="ngjyra”>
E gjithë përmbajtja e faqes suaj shkruhet këtu..!
</body>
</html>

Tiparet (Attributes):

Shumë etiketa të fillimit të HTML-së lejojnë të shtohen tiparet. Këto tipare në aspekte tjera e
kanë kuptimin e formatizimit të web faqes suaj. Tani të përdorim etiketat body nga kodi i
mësipërm, për të shpjeguar këto tipare.
<body bgcolor="ngjyra" text="ngjyra" link="ngjyra" vlink="ngjyra”>
Nëse ne nuk përdorim këto tipare, web faqja jonë do të dukej me ngjyra të paplotësuara
(default colors). Me zëvendësimin e fjalës "ngjyra" me ndojnë emër të ngjyrës, ose me shifra
heksadecimale, ne mund të ndërojmë ngjyrat e paplotësuara.
<body bgcolor="black" text="white" link="gold" vlink="purple">
Etiketa e mësipërme body, do të na jepë një faqe me sfond të ngjyrës së zezë, tekst të
bardhë, lidhje të ngjyrës së artë, dhe lidhje të vizituara me ngjyrë vjollce.
Të sypozojmë që ju keni një sfond me ngjyrë fildishi të cilën e kishit përdorur, me tekst të
zezë, lidhje të kaltërta dhe lidhje të vizituara me ngjyrë të kuqe. Sfondi pra, background="" do
të përmbush këtë. Tani shikoni se si kodi do të dukej.
<body bgcolor="ivory" text="black" link="blue" vlink="red" 
background="http://www.yourdomainname.com/directory/ivory.gif">
Vërejtje: Ne ende nuk e kemi caktuar ngjyrën e sfondit (zgjedhni një ngjyrë sa më të mbyllur
që është i mundshëm për sfondin tuaj) ashtu që faqja nuk hapet me ngjyrën e paplotësuar
përderisa figura e sfondit ngarkohet. Poashtu, nëse ju vendosni këtë -->
http://www.yourdomainname.com/ në <base href=""> në pjesën ku ndodhet head, ju mund të
shkurtoni url-në në tiparet e sfondit tuaj që të shihet kështu.
background="directory/ivory.gif”

0 comments:

Post a Comment