Wednesday, August 6, 2014


Këto faqe përmbajnë shumë nga etiketat që ju do të përdorni në krijimin e web faqes suaj.
Shtimi i çdo etikete për paraqitje, do t'ju tregojë juve se si kombinohen etiketa të ndryshme
dhe tiparet për efekte të tjera.

Etiketa Center:

Etiketa <center> përdoret për të vendosur tekstet, fotografitë, dhe tabelat (ose ndonjë
kombinim i tyre) në qendër të web faqes suaj. Etiketa center kërkon një etiketë për mbarim
(mbyllje) pra, </center>.
 <center>Shembull i etiketës center</center>

Etiketa Bold:

Etiketa <b> shëndron tekstin në një pamje më të trashë. Kjo etiketë poashtu kërkon një etiketë
për mbarim, </b>.
 <center><b>Teksti i trashë në qendër</b></center>

 

Etiketa Italics:

Etiketa <i> shkakton që teksti të duket i pjerrët, dhe kërkon etiketë për mbyllje, </i>.
<center><b><i>Teksti i trashë dhe i pjerrët në qendër</i></b></center>

Etiketa Underline:

Etiketa <u> e nënvizon tekstin, dhe kërkon një etiketë për mbyllje, </u>.
                             <center><b><i><u> 
Teksti i trashë, i pjerrët dhe i nënvizuar në qendër
                          </u></i></b></center>

Vërejtje: Mbani në mend se etiketat janë të mbyllura me renditje nga etiketat e fillimit.

Ndarjet e Rreshtave (Line Breaks):

HTML nuk njef, nuk pranon ndarjet e rreshtave ose të kryereshtave ashtu si bëjnë procesorët
e fjalëve të kompjuterit ose ashtu si bëjnë programet e e-mail'ave. Ju keni futur urdhëra të
HTML-së për këto funksione. -Është dashur të shpjegohet njëra që është përbrenda, në kodin
e mëparshëm, sepse ai ishte duke u zgjatur për të treguar efektin e paraqitjes në qendër të
faqes.-
Etiketa të cilën e përdora është etiketa <br>. Kjo etiketë do të fillojë një rresht të ri, dhe nuk
kërkon etiketë për mbyllje. Shikoni shembullin:
                                <center><b><i><u><br>
Teksti i trashë, i pjerrët dhe i nënvizuar në qendër<br>
                    </u></i></b></center>

Etiketa Paragraph:

Etiketa <p> kapërcen një rresht dhe fillon një kryeresht të ri, poashtu edhe në këtë etiketë nuk
ka nevojë për mbyllje. Renditja e paplotësuar (default alignment) për këtë etiketë është në të
majtë. Por, me shtimin e tipareve në vijim, align="right" ose align="center", në etiketë ju mund
të ndëroni radhitjen e paplotësuar.
  <p align="right">Shembulli i align="right"

Etiketa Blockquote:

Etiketa <blockquote> përdoret për dhëmbëzimin e një pjese të tekstit, dhe kërkon një etiketë
për mbyllje, që është </blockquote>.

Etiketa Horizontal Rule:

Etiketa <hr> do të formon një vijë me hije sikurse ai i mëparshëm, dhe nuk kërkon etiketë për 
mbyllje.
Ju mund të rregulloni gjërësinë, madhësinë, renditjen, dhe ngjyrën me anë të karakteristikave 
të mëposhtme. Width (gjerësia) është i specializuar më tepër për pixela (me numër) ose me 
përqindje (%) të gjërësisë së ekranit. Shikoni në shembujt e mëposhtëm.
<hr width="50">
<hr width="50%"> 
Size është i caktuar dendësisht në numrin e pixelave.
<hr width="50%" size="5">

Align, në rastin kur nuk janë të plotësuar karakteristikat është në qendër, por me shtimin e
karakteristikave në vijim align="right" ose align="left" kjo mund të ndërohet.
<hr width="50%" size="5" align="left">
Noshade, me shtimin e saj vija do të bëhet i errët.
<hr width="50%" size="5" align="left" noshade> 
 

06 Gusht 2014

0 comments:

Post a Comment

:) :)) ;(( :-) =)) ;( ;-( :d :-d @-) :p :o :>) (o) [-( :-? (p) :-s (m) 8-) :-t :-b b-( :-# =p~ $-) (b) (f) x-) (k) (h) (c) cheer
Klikoni për të parë kodin!
Për të futur emoticon duhet shtuar të paktën një hapësirë para tekstit të formuar.