Wednesday, August 6, 2014


HTML është shkurtesa e fjalës Hyper Text Markup Language.
Është një gjuhë programuese e cila përmban komanda (urdhëra) për ndërtimin e një
dokumenti hypertekst, i cili mund të përmbajë të dhëna në formate të ndryshme, si: tekste,
figura, muzikë dhe video klipe.
Duke e përdorur gjuhën programuese HTML mund të krijohen web faqe të ndryshme,
varësisht nga dëshira juaj.
Në gjuhën programuese HTML përdoren edhe teknologji të tjera të cilat luajnë rolin e
ndihmësit. Këto lehtësojnë punën në dizajnimin e faqes. Shkruhen si nënprograme dhe
pastaj thirren sa herë që ka nevojë të përdoren.
Këto teknologji janë: Java, JavaScript, CSS (Cascading Style Sheets), CGI (Common
Gateway Interface), VBScript (Visual Basic Script), por mund të ketë edhe teknologji të
tjera.

Në lidhje me HTML

Të gjitha etiketat (komandat) janë të mbyllura me kllapat < >, të cilat mundësojnë që
komanda e shkruar të mos shihet kur faqja është në punë. Browser-i juaj i rrjetit e lexon
komandën e shkruar dhe e përkthen atë në gjuhën e kompjuterit përderisa kllapat janë të
mbyllura.

Etiketa e fillimit (hapjes) është ajo e cila gjeneron një urdhër (komandë) për leximin e
browser-it. Për shembull, i gjithë teksti që vijon <b>duhet të duket i trashë (bold), 
përderisa etiketa e mbarimit (mbylljes) është e shkruar brenda në kodim. Etiketa e 
mbarimit përbëhet me shtimin e shenjës / në etiketë.</b>

Etiketat e HTML-së nuk janë gjëra të ndijshme. Ashtu që <html> është krejtësisht i njejtë
sikurse <HTML>. Megjithëse për shkak të ndryshimeve që mund të ndodhen më vonë
është e preferushme që të përdoren shkronjat e formatit të vogël. Por mbani në mend,
emrat e figurave dhe url-të e web faqeve janë të ndijshme. Kështu që kur përmbahen këto
në ndonjë etiketë të HTML-së duhet të jeni të sigurtë se ato janë të shkruara saktësisht
ashtu si duken në shiritin e adresave.

Sqarim


Të gjitha dokumentet e web faqeve e kanë shtesën .html ose .htm!
Nëse krijoni një dokument në HTML editorin tuaj, patjetër ai dokument duhet të ruhet me
shtesat e lartëpërmendura!

0 comments:

Post a Comment