Saturday, August 9, 2014

CSS (Cascading Style Sheets) eshte nje nga gjuhet fondamentale te W3C per formatimin e faqeve web. Historia e saj ecen ne paralel me ate te HTML dhe kerkon te jete komplementi ideal i saj. W3C shikon HTML si nje elemnet struktural per nje faqe web ndersa ana estetike dhe prezentative i takon CSS. Idealja eshte te ndahet permbajtja nga estetika, prezantimi.
Kush e njef sadopak HTML eshte ne ndjeni per limitet qe ka nga ana prezentative e permbajtjes. Ne te vertet nuk eshte ky qellimi i HTML. Per te kaluar kete limit hyn ne loje CSS. CSS ben te gjitha ato qe HTML nuk ben dot.
Me CSS mund te trasformini tekstin tuaj duke perdorur fontin, ngjyrat qe deshironi dhe jo vetem kaq. Mund te percaktoni stile te ndryshme per pragrafet, blloqet etj. Mund te percaktoni distancat midis elementeve qe perbejne faqen tuaj. Pra me pak fjale CSS te ve ne dispozicion shume tipe formatimesh, nga ana juaj kerkohet vetem fantazi.
Pika e forte e saj eshte menyra se si manaxhohet siti. Ne qofte se formatimi i nje elementi ju eshte merzitur dhe deshironi te ndryshoni njgjyrat, fontin apo cdo gje tjeter nuk duhet te beni keto ndryshime ne cdo faqe te sitit tuaj. CSS eshte e ndare nga dokumentet dhe ndodhet ne file me vete. Mjafton te ndryshosh pjesen qe ka te beje me elementin qe deshironi te ndryshoni dhe te gjitha faqet do te ndryshojne sipas specifikimeve te reja.
Pra si perfundim kush njef HTML duhet patjeter te njofi edhe CSS si nje strument komplet per prezantimin e dokumenteve tuaja.


0 comments:

Post a Comment